Një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Shkodër në orët e para të mëngjesit. Tritoli është vënë në automjetin e 37-vjeçarit Alban Bushati.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht”-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA