Groenlanda nuk ka ‘interes’ të vendoset nën kontrollin e SHBA, thotë Danimarka.
Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha se “Natyrisht që Greolanda nuk duhet të transferohet në pronësi të SHBA. Mbretëria e Danimarkës (e cila përfshin Danimarkën metropolitane, Groenlandën dhe Ishujt Faroe) nuk ka asnjë interes. As Groenlanda, kjo është mjaft e qartë. Groenlanda i përket popullit të vetë dhe nuk mund të shitet. Në vitin 1917, ne shitëm Antilet Daneze (tani Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara) pa u konsultuar me popullin. Ne nuk mund ta bëjmë këtë në një shoqëri moderne dhe nuk do ta bëjmë kurrë”.
Që nga inaugurimi i tij më 20 janar, Presidenti Trump ka thënë se Danimarka, një aleate e NATO-s, do të përfundojë duke u tërhequr për çështjen e Groenlandës.
Sipas një sondazhi të publikuar nga Kopenhaga, 85% e groenlandezëve thonë se nuk duan të jenë më kontrollin e Amerikës.
Top Channel