Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.
Hetimet për grupin e strukturuar nisën pas kapjes së mbi 400 kilogramë kanabisi në doganën e Hanit të Hotit, në hyrje të Malit të Zi, në shtator të vitit 2023. Droga po transportohej me një mjet të tonazhit të rëndë dhe ishte e mbështjellë me natriban.
Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin.
Top Channel