Artistët presin jashtë derës në Komisionin e Kulturës/ Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet
28/09 15:54
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, kurorën me lule për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“I paharruar kujtimi i Tij”, shkruhet te kurora, që Meta e dërgoi në mungesë të pranisë fizike, për shkak se ndodhet në burg.
Ndërkohë, përmes një letre nga qelia të bërë publike dy ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta nderoi figurën e Kryepeshkopit, ku shkruante se nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, u arsimuan një brez i ri klerikësh shqiptarë dhe Kisha jonë u përfaqësua në nivelet më të larta të Këshillit Botëror të Kishave.
Top Channel