Zjarri në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, Luçiano Boçi: Shkak keqmenaxhimi, pasojat janë katastrofike për mjedisin dhe shëndetin
Në nisje të kësaj seance plenare në Kuvend, të gjithë deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalën e saj u shpreh ndër të tjera se Janullatos projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht besimit dhe përkatësisë fetare.
“Në 25 janar u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos. Kryepeshkopi Anastas, me vizionin, dijet dhe përdëllimin e tij, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë;
Mbështeti dhe frymëzoi besimtarët orthodhoksë me besimin te Zoti, me ndjenjat e dashurisë, respektit, tolerancës dhe solidaritetit. Ideoi, përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve orthodhoksë shqiptarë, me dijet, aftësitë, misionin dhe përkushtimin për të konsoliduar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht besimit dhe përkatësisë fetare.
Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit e në botë.
Për shërbimin e Tij kishëtar e paqësor, Kryepeshkopi Anastas u respektua nga besmitarët, qytetarët dhe institucionet e të dy vendeve, të Greqisë si vendi ku lindi, dhe të Shqipërisë, si qytetar i vendit ku shërbeu deri në fund të misionit dhe jetës së tij. Sot në Tiranë u krye shërbesa e përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas.
Duke i shprehur, në emër të Kuvendit, ngushëllimet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve orthodhoksë për këtë humbje të madhe, dhe si shenjë nderimi e mirënjohjeje për trashëgiminë e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
U prehtë në paqe e përjetësi”, u shpreh ajo.
Top Channel