“Ju e dini sa shumë e deshi popullin shqiptar”/ Mbesa e Kryepeshkopit mes lotësh: Faleminderit për dashurinë që keni treguar ndaj xhaxhait tonë

30/01/2025 12:28

Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas, mbajti një fjalim emocionues gjatë Meshës së Përshpirtjes për Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.

Sipas saj, për Anastas Janullatos, Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë. Le të ndjekim shembullin e Tij, tha ai, teksa foli për dashurinë që kishte për Perëndinë.

“Ju falënderoj në emër të familjes për dashurinë që keni treguar ndaj xhaxhait tonë. Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vite, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Ne të krishterët ortodoksë e dimë se Perëndia është dashuri, dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe Perëndia qëndron në të. Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim, shpresë.

Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e Tij që pati dashuri për Perëndinë e dashurisë. Le të sjellim ndër mend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racave e kombeve. Krishti u Ngjall vëllezërit e mi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA