Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.
Ai deklaroi se Janullatos ishte një grek i vërtetë, i cili konsiderohej urë lidhëse mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Një herë si apostull modest, një herë tjetër si mbështetës pa zhurmë i studentëve. Ne përulemi për këtë personalitet. Një intelektual i besimit, shërbëtor i përulur i të afërmve të tij.
Shembull i ndriçuar i një aktiviteti të tij, mungesa do të jetë e pazëvendësueshëm. Një fener i ortodoksisë përmes besimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk.
Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që në çastet e para që erdhi në Shqipëri. Duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi klerikë të rinj, hapi qendra shëndetësore dhe bamirësie.
Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër nesh, besimit, ai thoshte i mbledhim dhe ndërtojmë kisha.
Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët dhe njerëzit në botë pavarësisht fesë apo besimit. Ai ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe armë komunikimi mes dy shteteve.
Me plot të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, mision që e përmbushi me maturi vendosmëri dhe ndërgjegje”, tha ai.
Top Channel