Presidenti Donald Trump hodhi disa teori se çfarë mund të kishte shkaktuar përplasjen në ajër të helikopterit ushtarak me avionin e American Airlines.
Trump tha se ‘helikopteri Black Hawk kishte fluturuar pa dashje në itinerarin e avionit të pasagjerëve të American Airlines teksa po bënte zbritjen’. Ai tha gjithashtu se politikat e punësimit të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes kanë luajtur një rol në incident.
“FAA po rekruton në mënyrë aktive punëtorë që vuajnë nga aftësi të rënda intelektuale, probleme psikike dhe kushte të tjera mendore dhe fizike, nën një iniciativë punësimi të diversitetit dhe përfshirjes të përcaktuar në faqen e internetit të agjencisë”, tha Trump.
Ai shtoi se programi i punësimit lejonte që pozicionet e kontrollorëve të trafikut ajror t’u shkonin njerëzve me probleme të dëgjimit dhe shikimit, si dhe me paralizë. “Ata që punojnë aty duhet të jenë gjeni të talentuar”, tha Trump.
Pasi i’u bë presion rreth komenteve, Trump tha se nuk kishte ende prova për të gjetur fajtor.
“Thjesht po hedh dyshime”, tha Trump.
Top Channel