lvaro Morata dhe Alice Campello janë rikthyer bashkë, duke i një mundësi të dytë martesës së tyre pas një periudhe të shkurtër ndarjeje.
Pas ndarjes që ndodhi në gusht të vitit të kaluar, dyshja nuk kanë krijuar lidhje të reja dhe kanë vendosur të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.
Modelja ka konfirmuar rikthimin, duke theksuar se ajo është sërish në marrëdhënie me babain e katër fëmijëve të saj.
Gjatë këtyre muajve, shumë ishin dyshimet për një ndarje të qëndrueshme, por tani ata e kanë zyrtarizuar bashkimin me një foto të përbashkët, ku Alvaro duket duke puthur në faqe Alice-n, ndërsa të dy buzëqeshin me dashuri para kameras. Për të vulosur rikthimin, futbollisti shtoi një emoji zemre në postimin e tij.
Pavarësisht ndarjes që e shpallën në fund të verës, çifti është parë disa herë së bashku për shkak të fëmijëve të tyre: Alessandro, Leonardo, Edoardo dhe Bella. Modelja ka theksuar se ndarja nuk ka qenë rezultat i tradhtisë, duke shpjeguar se Alvaro e respektonte dhe se nuk kishte pasur asnjë lidhje me dikë tjetër. Ajo shtoi se nuk ishin mirë bashkë për arsye të tjera dhe se ata flisnin përditë me njëri-tjetrin.
Pas transferimit të Moratës në AC Milan, Alice shkoi në Itali dhe sqaroi se ata kishin të njëjtët avokatë dhe nuk kishin menduar për ndarje përfundimtare, çka tregonte se marrëdhënia e tyre nuk ishte aq e brishtë sa ishte perceptuar.
Në një intervistë për edicionin spanjoll të Forbes Woman në dhjetor, Alice tha se ajo fliste me Alvaron çdo ditë dhe po punonin për të forcuar marrëdhënien e tyre./TAR
Top Channel