“Doja ta ndihmoja me lekë”/ I mituri e denoncoi për ngacmim seksual, Gjykata e Korçës lë në burg 45-vjeçarin

29/01/2025 11:22

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit në burg për 45-vjeçarin Aleks Ago i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga fshati Poloskë i Devollit.

Burime për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule bëjnë me dije se Aleks Ago e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë situatë.

Ai ka deklaruar para trupit gjykues se 15-vjeçarin nuk e ka ngacmuar, por pretendon se e ka ndihmuar për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë 5 vite me parë.

Ai ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar ti afrohet për ta ndihmuar qoftë me lek apo ushqime. Do të jetë prokuroria që do të hetojë në vazhdimësi mbi rastin për të zbardhur gjithë ngjarjen.

Ka qenë vetë i mituri i cili dy ditë më parë, së bashku me nënën, në praninë e një psikologu, ka denoncuar në komisariatin e Devollit 45 vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në pjesë të trupit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmisë së 15 vjeçarit, ky ka qenë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar para.

45 vjeçari u arrestua menjëherë nga policia, ndërkohë ditën e sotme prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg gjë që u pranua nga gjykata e Korçës.

45 vjeçari nga fshati Kuç i bashkisë Devoll, është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA