30/01 14:25
Hamasi ka dorëzuar listën e pengjeve izraelite që do të lirohen ditën e nesërme, mes tyre 5 turistë tajlandezë.
Izraeli ka marrë një listë nga Hamasi me emrat e pengjeve që pritet të lirohen ditën e nesërme sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes palëve, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në njoftimin e kryeministrisë nuk përmenden emrat e pengjeve, por me sa duket mes tyre janë dy gra, pasi emrat e tyre janë bërë të ditur tashmë nga Netanyahu. Ato janë Arbel Yehud 29-vjeç dhe Agam Berger 20-vjeç.
Sipas mediave izraelite, përveç pengjeve izraelite, nesër do të lirohen edhe 5 turistë tajlandezë, të mbajtur peng nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023.
Top Channel