Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave.
Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare emeton letra me vlerë me afat kaq të gjatë për blerjen e borxhit të brendshëm.
Ministria e Financave e shpalli ankandin në shumën e 1.5 miliardë lekëve apo 15 milionë eurove. Por, investitorët ofruan pothuajse trefishin e kësaj shume, duke bërë që qeveria të pranojë në finale 1.72 miliardë lekë me një rritje prej 15% nga vlera fillestare për shkak të interesit të favorshëm.
Interesi që investitorët do të marrin mbrapsht mbi këtë obligacion qëndroi në nivelin 6.78%, pak më ulët se kuponi fillestar i shpallur në 7%. Në muajin mars qeveria pritet të hapë edhe një ankand tjetër. Obligacionet 20 vjeçare tregojnë një shenjë maturiteti të ekonomisë shqiptare me investitorët që besojnë se parametrat ekonomike të vendit do të vijojnë të jenë të qëndrueshme përgjatë viteve. Gjatë këtyre viteve qeveria ka arritur të ulë nivelin e borxhit publik në 57.5% të PBB-së, ku një faktor kryesor ka luajtur zhvlerësimi i euros, si edhe politikat konservatore të taksave me uljen e deficitit . Qeveria synon ta ulë edhe më tej nivelin e borxhit, ndërsa pagesat për shërbimin e interesit arritën nivele rekord në dy vitet e fundit. Rritja ekonomike e qëndrueshme në nivelin mbi 3% përtej edhe parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, ndihmuar nga turizmi, ka bërë që vendi të jetë
Blerja e obligacioneve dhe bonove të thesarit është një nga të paktat forma të investimit në vend, ndërsa investitorët kryesorë janë bankat e nivelit të dytë, ndjekur nga fondet private kryesisht të pensioneve dhe më pas individët.
Prej disa vitesh Ministria e Financave ka vijuar të ndjekë një strategji të re për borxhin duke zgjatur maturitetin në mënyrë që të mos ketë probleme me pagesën në terma afatshkurtër dhe duke përfituar nga normat më të ulëta të interesit.
Top Channel