Nëna e të ndjerit Leo Sadikut, 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në spital për shkak të miokardit akut, akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi një mjeke.
Kallëzimin në polici e ka bërë mjekja e Spitalit Pediatrik në Tiranë,
Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në Prokurori për nënën e të miturit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
QSUT përmes një reagimi zyrtar deklaroi se 12-vjeçari kishte humbur jetën për shkak të miokardit akut, por familjarët e të miturit ngrenë akuza ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm.
Problemet shëndetësore të 12-vjeçarit nisën në ditët e fundit të dhjetorit ku fillimisht familjarët e çuan për kujdes mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës duke dyshuar për një gjendje gripale por pas 10 ditësh ai u dërgua në QSUT për kujdes të specializuar ku edhe brenda pak orësh ndërroi jetë.
Top Channel