Nainggolan merret në pyetje për trafikun e drogës, ja çfarë vendosi gjykata për ish-interistin

28/01/2025 21:34

Radja Nainggolan, ish-lojtari i Interit u lirua me kusht pas seancës gjyqësore për akuzat e ngritura ndaj tij për trafikim droge.

Radja Nainggolan, i arrestuar të hënën në Bruksel, është liruar nga drejtësia belge pas një marrje të gjatë në pyetje, por edhe pse u lirua ai nuk mund të largohet nga Belgjika.

Avokati i ish-mesfushorit të Cagliarit, Romës dhe Interit, Omar Souidi tha: “Ai shpreson ta lejë pas gjithë këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i rikthehet futbollit”. Avokati specifikoi se lojtari nuk dyshohet për trafik droge apo pastrim parash, por është hetuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ai është liruar me kusht, pra në shërbim prove, pasi është dëgjuar nga gjyqtari hetues. “Ne besojmë se hetimet e mëtejshme do të tregojnë se ai nuk është fajtor. Nainggolan nuk është kriminel droge”, shtoi avokati.

Sipas avokatit, futbollisti u qetësua kur mori vesh për lirimin e tij megjithëse e priste atë sepse e dinte se nuk ishte fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati tha se nuk janë shuma të mëdha parash, sidomos kur krahasohen me atë që futbollisti belg ka fituar në karrierën e tij si futbollist profesionist. “Ndoshta ai u tregua naiv, por ai kurrë nuk kishte qëllim të ndihmonte njerëz që merren me drogë”, shtoi avokati.

Avokati foli për natën që klienti i tij kaloi në qeli. “Ishte gjithçka veçse e këndshme. Ai nuk ka asnjë arsye për tu ndjerë keq sepse nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, kështu që ai mund ta mbajë kokën lart”, përfundoi avokati i lojtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA