Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës për llogari të Italisë.

Gjatë operacionit “Latitant”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Erjon Meshi alias Arjon Mema, 32 vjeç.

Gjykata e Trentos i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA