Banorët kritikojnë çiftin/ Jozi: Atë që dua, e marr! Loredana: Jam e lodhur nga sjellja e tij, që do të ulë lojën time

28/01/2025 22:52

Disa prej banorëve të “Big Brother VIP” e cilësojnë të pavërtetë romancën mes çiftit Jozi-Loredana.

Gjesti kritikoi sjelljen e Jozit, ndërkohë që Livia u shpreh se Loredana nuk ka menaxhuar si duhet situatën. Rozana kujtoi se banori ka ofenduar shpesh vajzat. Ndërsa vetë Loredana pohoi se “është e lodhur nga sjellja e Jozit që tenton të ulë lojën e saj”.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Ky zotëria, e kap me zor vajzën. Sa herë bisedoj e Jozin, thotë femrën e kam në krah. Nuk i tha asgjë babait, i tha u kry zotëri, natën e mirë. Duhet ta zbusje situatën, duhet t’i jepje një bindje që nuk po luan me vajzën

Jozi: Të shohim kur të të vijë ty i joti

Loredana: Po pres të mbushet kjo (gota) dhe do veproj

Livia: Nuk jeni çift i vërtetë, po bëni teatër. Loredana në fillim vinte te krevati dhe më kërkonte ndihmë. Në momentin kur Jozi deklaroi se ishin çift, ajo erdhi më sulmoi, më tha pse ti ngrite dolli kur ai bëri atë veprim te darka e Vitit të Ri. I thashë mos i bjer gomarit, bjeri samarit. Nuk do e harroj kurrë atë natë pasi Jozi e puthi me zor dhe u krenua më pas te dhoma, tha ‘o zemra, kemi dalë në Prime’.

Loredana: Më keni dëgjuar mua ndonjëherë të shaj këtu brenda, i kam thënë madje boll, nuk jam unë si ky (si Jozi). Jozi më thotë unë e kam lojë, me ty s’do e bëja kurrë

Rozana: Lojë të ofendojë gocat e shtëpisë! Si mund ta pranosh

Loredana: Edhe ti i ke thënë këtij (Jozit) je i pavlerë

Ledion: Në momentin që babai yt të thotë duhet të vazhdosh rrugëtimin vetëm, ti thua do ndjekësh zemrën. Ju jeni të dy në televotim dhe Jozi thotë se mes jush, je ti ajo që ka më shumë shanse të eliminohet

Loredana: Jam e lodhur nga kjo sjellja e Jozit që do të ulë lojën time

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA