Babai i Loredanës kundër lidhjes së saj/ Banorja: Pretendoja që Jozi të kishte treguar më shumë karakter! Këngëtari: Ka ndikuar mentaliteti

28/01/2025 22:37

Në spektaklin e së shtunës babai i Loredanës ishte në shtëpinë e BigBrother, ku takoi edhe Jozin, me të cilin vajza e tij nga një marrëdhënie.

Në lidhje me faktin që i ati nuk ishte dakord me lidhjen e saj me Jozin, Loredana tha se mund të ketë ndikuar mentaliteti, por në të njëjtën kohë shtoi se ka disa aspekte që nuk i pëlqejnë nga Jozi.

“Mund të ketë qenë shkak i mentalitetit. Unë kam thënë që zemra më çon te Jozi, por ku logjikoj me mendje, disa aspekte të tij nuk më kanë mbushur mendjen. Disa aspekte unë sot e kësaj dite nuk ia pranoj. Kemi shumë probleme që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nëse vazhdon kështu unë edhe mund të lodhem. Kjo që ndodhi herën e fundit më rendoi shumë. Pretendoja nga Jozi që atë natë që ai të kishte treguar më shumë karakter. Do doja që të paktën të kishte theksuar faktin që ky e ka serioz këtë gjë meqë kishte babin tim përballë”, u shpreh Loredana.

Ndërsa Jozi u shpreh se ka kuptuar gabimet e tij dhe se po përpiqet që të reflektojë.

“Unë kisha plan ti këndoja këngën ‘pse më qortoni zotëria juaj’, por fytyra që tregoi babi i Lorit… mendova se do më kishte ngatërruar me këta që këndojnë serenata. I kam kuptuar gabimet e mia dhe po përpiqem të reflektoj. Mendoj që mentaliteti i babit të Lorit ndikon në situatën tonë.

Si çdo prind e mendon që do shkojë situata më larg dhe e ndjen se mund të gabojmë. Do mundohemi të reflektojmë.”, u shpreh Jozi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA