Nën masa të rrepta sigurie, katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt u sollën në Gjykatën Themelore të Prishtinës. 

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Doda u paraqitën të hënën u paraqitën para trupit gjykues në seancën fillestare si të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Mbrotjtja e Kushtrim Kokallës dhe Tomë Dodajt kërkoi shtyrjen e seancës fillestare për mungesë të shkresave të lëndës.

Lidhur me këtë, prokurorja e rastit Javorka Palinçeviq tha se shkresat janë dorëzuar.

“Nuk i di marrëveshjet paraprake të dy avokateve, por e kam të evidentuar që shkresat janë marrë tashmë”.

Kështu, u bë e ditur se në mungesë të kushteve ligjore seanca do të shtyhet. Gjyqtarja Fatime Dermaku njoftoi se seanca e radhës do të mbahet 31 janar 2025.

Me 29 nëntor të vitit 2023 u vra Liridona Ademaj në një rast të inskenuar si plaçkitje, urdhërdhënës i së cilit ka dalë jetë ish bashkëshorti Naim Murseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA