Sistem më i mirë, me më pak shpenzime! Kompania kineze e AI trondit tregun e teknologjisë në SHBA

27/01/2025 20:09

Bursat të amerikane teknologjisë ranë ndjeshëm pas një përparimi të papritur nga kompania kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek.

DeepSeek, prezantoi një model të AI-së të ngjashëm me ChatGPT të quajtur R1, i cili ka të gjitha aftësitë e njohura të AI të famshme të OpenAI, Google dhe Meta. Kompania tha se kishte shpenzuar vetëm 5.6 milionë dollarë për modelin e saj bazë, krahasuar me qindra milionë apo miliarda dollarë që kompanitë amerikane shpenzojnë për teknologjitë e tyre të inteligjencës artificiale.

Kjo shkaktoi valë tronditëse në tregun amerikan, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Bursa S&P 500 dhe Nasdaq, gjiganti i teknologjisë, ranë me 1.4% dhe 2.3%. Tregjet ishin dukshëm më të ulëta pas prezantimin te projektit kinez.

Meta javën e kaluar tha se do të shpenzonte mbi 65 miliardë dollarë këtë vit për zhvillimin e AI. Sam Altman, CEO i OpenAI, vitin e kaluar tha se industria e AI do të kishte nevojë për triliona dollarë investime për të mbështetur zhvillimin e çipave me kërkesë të nevojshme për të fuqizuar qendrat e të dhënave.

Marc Andreessen, një mbështetës i Presidentit Donald Trump dhe një nga investitorët kryesorë të teknologjisë në botë, e quajti DeepSeek një nga zbulimet më të mahnitshme dhe mbresëlënëse që kishte parë ndonjëherë, në një postim në X.

Arritja mahnitëse nga një sistem relativisht i panjohur i AI bëhet edhe më tronditëse kur merret parasysh se Shtetet e Bashkuara për vite kanë punuar për të kufizuar furnizimin e çipave të inteligjencës artificiale me fuqi të lartë në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Kjo zvarriti tregun më të gjerë të aksioneve, sepse aksionet e teknologjisë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të tregut rreth 45%, sipas Keith Lerner, analist.

“Përfundimi është se performanca e lartë e SHBA-së është nxitur nga epërsia që kompanitë amerikane kanë në AI. Përdorimi i modelit DeepSeek po i shtyn investitorët të vënë në dyshim drejtimin që kanë kompanitë amerikane dhe sa po shpenzohen dhe nëse ato shpenzime do të çojnë në fitime”, tha Lerner.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta