Lirimi i pengjeve nga Hamasi, Izraeli: 8 prej tyre kanë vdekur, 26 priten të shpëtojnë nga robërimi

27/01/2025 16:20

Tetë nga pengjet izraelitë që do të lirohen në javët e ardhshme sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës janë të vdekur, njoftoi zëdhënësi i qeverisë izraelite.

David Menser thotë se Hamasi ka dhënë detaje se cilët prej pengjeve janë gjatë dhe cilët kanë vdekur.

“Familjet janë informuar për gjendjen e njerëzve të tyre”, theksoi zëdhënësi Menser gjatë një konference për shtyp.

Kjo do të thotë se nga 26 pengjet që pritet të kthehen në vendin e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, vetëm 18 janë ende gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA