
Kolumbia do dërgojë një aeroplan të Forcave Ajrore në Shtetet e Bashkuara për të riatdhesuar 110 kolumbianë, sipas Ministrisë së Jashtme kolumbiane.
Avioni do të ngrihet nga Aeroporti Ushtarak CATAM i Kolumbisë dhe do të mbërrijë në San Diego, Kaliforni, për të marrë të dëbuarit.
Kujtojmë se Kolumbia të dielën arriti një marrëveshje me SHBA-në për të pranuar emigrantët e dëbuar që kthehen me avionë ushtarakë, pas një morie kërcënimesh nga Presidenti Donald Trump që përfshinin tarifa të larta për shtetin amerikano-latin.
Ministria e Jashtme tha se fluturimi i Forcave Ajrore Kolumbiane përputhet me angazhimet e qeverisë kolumbiane dhe përmbush standardin e asaj që e përshkroi si “kthim dinjitoz” i të dëbuarve.
Fluturimi do të transportojë gjithashtu personel mjekësor dhe zyrtarë nga agjencia e migracionit dhe ministria e jashtme e Kolumbisë.
Kolumbia tha se pret të dërgojë një aeroplan tjetër në ditët e ardhshme me të njëjtin qëllim.
Top Channel