Incident në tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj, hidhen mjete piroteknike ndaj Kurtit: O Albin hajni

27/01/2025 19:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u përball me një incident gjatë një tubimi që po mbante në Skënderaj, teksa vijon fushata zgjedhore në vend.

Teksa po hynte në sallën ku do të kryhej aktiviteti, drejt kreut të qeverisë u hodhën fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike.

Mbrojtja e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra.

Ky incident shkaktoi tension, ndërsa disa mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës, brohorisnin: “Na jena PDK, Thaçi –Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiç, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta