Akuzohet për armëmbajtje pa leje, Gjykata lë në burg Eduart Lamin!
27/01/2025 10:48
Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Eduart Lamin.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, gjatë seancës ai nuk ka folur para trupit gjykues.
Prokuroria e akuzon Lamin për armëmbajtje pa leje dhe mbajte e armëve të ftohta. Armët u gjetën gjatë kontrollit që ushtroi policia në zonë, pas vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha.
Top Channel