Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

Në një postim në platformën X, Grenell u ka dërguar mesazhe  protestuesve duke thënë se është “gjithmonë e rëndësishme që ata të ngrenë zërin dhe të dëgjohen”, por ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore.”

“Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ngarkuar Richard Grenell që ta ndihmojë administratën e re amerikane me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani gjatë administratës së parë të Trump, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes Kosovë-Serbi, dhe kreu një detyrë si drejtor i inteligjencës kombëtare.

Ai ishte gjithashtu një pretendent për të shërbyer si sekretar i Shtetit, por Trump zgjodhi të emërojë senatorin nga Florida, Marco Rubio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA