Klajdi dhe Rozana kanë pasur një debat të fortë, i cili ka nisur për ushqimin.
Mbrëmjen e sotme në spektakël të dy ata kanë treguar versionin e tyre dhe se përse kanë debatuar.
Pjesë nga diskutimi:
Klajdi: Mashtuese, ordinere, dhe durimi ka kufij. Artiste e dobët, aktore e dobët, kjo është e vërteta. S’po ha bukën tënde o shtrigë, po ha bukën e sponsorave, turp të vijë. Ha se me hahet bukë, dhe më fal që më hahet bukë. Kur kam ngrenë dhe nuk kam folur, ju kam studiuar. Sjellje e shëmtuar! Aspak artiste. Aspak njerëzore. Ashtu si ka fituar në festivale duke gënjyer kolegët e saj. Mos më trego bukën tani.
Rozana: Unë në këtë shtëpi nuk kam ardhur për Klajdin , as t’i shërbej sepse nuk jam familjare e tij. Kur gatuaj, nuk duhet të shkojë të pyes çdo banorët. Nuk më intereson a viktimizohet Klajdi për bukën, se buka është e të gjithëve. Në një muaj e kam parë o duke ngrenë, o duke pirë cigare. Priti një muaj për të më studiuar mua. Çfarë kupton Klajdi me fjalën ordinere? Pse unë jam ordinere?
Klajdi: Mënyra që mu solle ishte turpshme.
Rozana: Ka vënë në fjalë artistë që nuk a guxim të mi thotë emrat. Mua më është ngritur një publik i tërë në këmbë, nëse e bën dhe t’i merre! Mua më janë mbyllur shumë dyer, por jam ngritur sërish.
Klajdi: I ke shqyer ato dyer.
Rozana: Kur t’i bësh ti këto që kam bërë mua, atëherë eja dhe më gjyko.
Top Channel