Benedict Cumberbatch aktori hollivudian që ka luajtur një super-hero që përfshihet në disa situata të rrezikshme, me sa duket ai ka përjetuar gjithashtu një situatë kërcënuese për jetën në të kaluarën e tij.
Në një intervistë me Variety , ylli i “Doctor Strange” zbuloi se në vitin 2004, ai ishte me miqtë e tij në Afrikën e Jugut ndërsa xhironte mini-serialin e BBC-së “To the Ends of the Earth”, kur ata u grabitën dhe u rrëmbyen nga gjashtë burra, pasi iu shpua goma e makinës. Cumberbatch dhe miqtë e tij u lidhën dhe u detyruan të uleshin për t’i ekzekutuar përpara se rrëmbyesit të largoheshin papritmas.
“Më dha një ndjesi të çuditshme, por jo domosdoshmërisht një të mirë, një ndjesi sikur po më ikte koha. Më bëri të paduruar të jetoja një jetë më pak të zakonshme, dhe unë ende po përballem me këtë padurim”, tha Cumberbatch për përvojën
Ai shpjegoi gjithashtu se si kjo eksperiencë e tmerrshme e nxiti të provonte gjëra ekstreme për të ngritur adrenalinën.
“Kjo eksperiencë pothuajse vdekjeprurëse më ka nxitur të provoj gjëra që më rrisin adrenalinën. Më bëri të mendoja, ‘Oh, po, po, mund të vdes në çdo moment’. Fillova të hidhesha nga avionët, duke marrë lloj-lloj rreziqesh”, tha ai.
“Por përveç prindërve të mi, nuk kisha asnjë që më kontrollonte në atë kohë. Tani kjo ka ndryshuar dhe kjo të kthjellon,” shtoi ai, duke iu referuar gruas dhe tre djemve të tij.
Cumberbatch reflektoi mbi aftësitë e tij si aktor dhe tregoi se si, Tom Holland, kolegu i tij në filmat me super-heronj të Marvelduke e mësoi atë se si të qajë me komandë.
“Ekziston ajo metodë e Tomit por është gabim të mendosh se mund ta bësh me komandë. Duhet t’i përgjigjesh momentit.”, tha aktori.
Top Channel