Tashmë është mësuar identiteti i viktimës në Kamëz, i cili u vra Brenda një makine.

Mësohet se 48-vjeçari që ka ndërruar jetë është Lulzim Visha, banues në Kamëz.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit.

Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA