I shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”, vihet në pranga 54-vjeçari
24/01/2025 09:40
Një 54-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Ai është akuzuar nga autoritetet italiane dhe arrestuar në vendin tonë, teksa pritet ekstradimi i 54-vjeçarit me iniciale A. Sh., banues në fshatin Hot i Ri.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Top Channel