Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, do të hetohet edhe dy muaj të tjerë.
Me urdhrin ku SPAK i caktohen detyra konkrete, gjykata antikorrupsion ktheu pas fashikullin për Dogjanin, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzë për fshehje të pasurisë.
Shkelja që konstatoi SPAK që i veshi cilësinë e të pandehurit Dogjanit, ishte ajo e mënyrës si e ka blerë shtëpinë në Tiranë. Dogjani ka dorëzuar në ILDKPI një kontratë që tregon se e bleu duke ofruar tek firma shërbim
Konsulence juridike. SPAK thotë të kundërtën, dhe argumenton se pagesa është kryer cash dhe se kontrata është fiktive.
Gjykata gjeti boshllëqe në hetimin ndaj deputetit dhe kërkoi që SPAK të kryejë ekspertizë financiare nëse kishte apo jo mundësi reale Asllan Dogjani për ta blerë apartamentin, kërkoi pyetjen e disa dëshmitarëve dhe verifikimin e një vule.
Dogjani e pa kthimin e dosjes pas si një sinjal pozitiv.
“Ka kthyer Shqipërinë në vend mbeturinash. Gjykata me vendim të ndërmjetëm ja shpallur ndërmjetim. I caktoi të kryhen edhe një herë. Kjo vepër penale e supozuar ku është bërë nga një mashtrues qe e kamë kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është shenjë hakmarrje. E kam denoncuar me banorët për grabitjen e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë por shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve’, thotë Dogjani për mediat.
Deklarimin më të fundit, Asllan Dogjani e ka dorëzuar në 2023, menjëherë mbasi u zgjodh si deputet. Kurse apartamenti është blerë gati 121 mijë euro.
Top Channel