Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi i janë gjetur në banesë granata dhe municion luftarak.
Policia thotë se është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.
Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.
Në flagrancë u arrestua shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër; Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel