Besiktas ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Ligën e Europës, duke mposhtur 4-1 në Stamboll Athletic Bilbaon, ku protagonist ishte ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Në fushë për “Shqiponjat” turke ishte dhe Ernest Muçi, i cili në minutën e 17 nisi një aksion fantastik, që më pas u finalizua nga Rashica pas një asisti të Rafa Silva. Në fundin e pjesës së parë, spanjollët barazuan me anë të Unai Gomez.
Edhe në pjesën e dytë, turqit ishin më kërkues, teksa ishte sërish Milot Rashica që kaloi për herë të dytë në avantazh ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, sërish nga një asist të Rafa Silvës, në minutën e 60’.
Pas 17 minutash, portugezi realizoi dhe golin e tretë të takimit, ndërsa goditjen fatale për Bilbaon e dha Joao Mario në fund me anë të një 11-metërshi.
Kështu Besiktas futet në zonën e 24 ekipeve më të mirë, duke u afruar me kualifikimin në raundin tjetër.
REZULTATI:
BESIKTAS 4-1 ATH. BILBAO
Rashica 17’, 60’, Rafa Silva 77’, J. Mario (P) 90+2’ / U. Gomez 45’
GOLI I PARË I RASHICËS (VIDEO)
GOLI I DYTË I RASHICËS (VIDEO)
Top Channel