Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e së martës nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 4, pas nominimit ‘kokë më kokë’ me Eglin.

Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Xumi foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u shpreh se penalizimi i tij i vetëm ishte fakti që u tregua shumë i vërtetë.

Në lidhje me Eglin tha se çdo gjë është mbyllur brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se prej ditësh ka shkëputur çdo kontakt me të.

Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi.

Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj.

Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin.”, u shpreh Xumi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA