Valbona u shpreh e pakënaqur me afrimitetin, që sipas saj, Danja ka shfaqur ndaj Laertit.

Nga ana tjetër, Danja theksoi se nuk ka shfaqur asnjë interes ndaj Laertit, ndërsa ky i fundit tha se çfarëdo të thotë Valbona, nuk mund të sillet keq me të.

Laerti: Sa i përket Danielës, të jesh xhentil me një vajzë, nuk do të thotë se po filtron me të, nuk do të thotë se po e fton në një marrëdhënie, kështu jam rritur, që femra duhet respektuar. Unë i kam thënë vazhdimisht Valbonës që s’ka lidhje kjo gjë. Madje, e kam pyet mos ka lidhje me mua që ditët e fundit sillesh kështu, më ka thënë jo. Edhe kur ka pasur përplasje, jam përpjekur ta qetësoj. Le të thotë çfarë të dojë Valbona, unë nuk zihem dot me të.

Daniela: Valbona tha që nuk e njoh Danjën nga jashtë, kur ajo e ka ulëritur që më ka shoqe të ngushtë. Nuk kam thënë gjë për të mos e nxjerrë keq. Valbona ka humbur vëmendjen nga shtëpia, kërkon të kapet tërë ditën. I ka kuptuar shtëpia skenaret e Valbonës, të kam thënë që nuk dua të jem pjesë e skenareve të Valbonës. E gjithë shtëpia e merr dashurinë time Valbona, ti je xheloze për shtëpinë apo për dashurinë që unë s’ta fal më se ti e përbuze.

Valbona: Jam gëzuar kur ka hyrë Danja ka hyrë në shtëpi. Para dy Prime-sh kam thënë që kam parë një afrimitet të tepruar të saj me Laertin dhe tha pse s’ma ke thënë. Unë i thashë s’e ke kuptuar, ja ku po ta them, unë dua ta njoh këtë djalin. Danja ka vepruar sërish njësoj, nuk ka bërë një hap pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA