22/01 07:37
Dy persona të profilit të lartë të dënuar në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol janë liruar nga burgu.
Stewart Rhodes, ish-udhëheqësi i grupit Oath Keepers, u lirua nga një strukturë në Cumberland, Maryland, i cili ishte dënuar me 18 vite burg.
Lideri i Proud Boys Enrique Tarrio gjithashtu u lirua, tha nëna e tij në rrjetet sociale. Ai ishte dënuar me 22 vite burg.
“Kjo shpallje i jep fund një padrejtësie të rëndë kombëtare që është kryer mbi popullin amerikan gjatë katër viteve të fundit dhe fillon një proces pajtimi kombëtar”, tha Trump në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel