Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Bardh Spahisë i është komunikuar akuza e pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ku më 24 dhjetor të vitit që lamë pas ai dha deklarimet e tij mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.

Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i ciki ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA