Vendimi i Eglit për të nxjerrë në komunikim veten dhe Xumit, pas ‘të mirës’ që i dha “Kutia e Pandorës”, ka shkaktuar përplasje të ashpra gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Në përballjen gjatë spektaklit të sotëm, Xumi u shpreh se në nominim nuk është vetëm me Eglin, por ‘edhe me Gjestin’, duke aluduar për një aleancë mes të dyve. Sipas Xumit, Egli i ka shijuar momentet kur i shprehte pëlqimin, sidomos kur këto çaste diskutoheshin në Prime.
Nga ana tjetër, Egli tha se mendimin e saj nuk e ka ndryshuar asnjëherë për Xumin. E pyetur nga Ledion Liço, ajo pohoi se Gjesti “e ka ndihmuar të kuptojë më mirë situatën”.
Xumi: Ka pasur momente që më ngacmonte. Hidhte shikime tendencioze. Hidhnim batuta me njëri-tjetrin. Nëse Kutia e Pandorës do ishte para se të vinte Gjesti, jam shumë i sigurt që s’do më nxirrte mua në nominim. Egli, të gjitha daljet që kemi pasur në Prime, i ka shijuar dhe lutej të dilte sërish.
Egli: Për këtë temë, i kam thënë të gjitha. Unë nuk ia ndryshoj dot mendimet Xumit. Unë di të them që në asnjë moment nuk kam lidhur besë me Xumin.
Ledioni: A ka ndikuar prezenca e Gjestit?
Egli: Ka akumuluar edhe më tepër atë që ishte akumuluar. Ishte pika e fundit e ujit që derdhi gotën. Jam e lumtur me mundësinë që m’u dha. Kam kuptuar shumë. Kam kuptuar qasjen reale të konkurrentëve kundrejt meje, Aldos, Gertës, Loredanës, Jozit, G Banit, Valbonës, Klajdit. Hipokrizia më e madhe që ka ndodhur këto ditë ka qenë votimi.
Xumi: Nëse do kryqëzohem për gjërat më të bukura që ka njeriu në jetë, le të kryqëzohem
Egli: Një vajzë babai të kryqëzohet se nuk pranon t’i japë një shans një djalë…
Xumi: Nominimi nuk më duket i drejtë. Në momentin që kam dalë në nominim kundër dy personave (Eglit dhe Gjestit), i kam provokuar banorët u kam thënë a do ju marrë malli për mua. Në natën e dytë, u kam thënë të hyjmë në banjo të shkojmë të gjithë në nominim, doja të shihja kush ishte i gatshëm. Ditën që bëmë atë konferencën, nuk u surprizova nga askush.
Ledioni: Thua nuk do të bësh shokë, por do të kesh një njohje
Xumi: Janë dy gjëra të ndryshme. Kur unë e kam parë që më ka refuzuar, kam qëndruar në distancë. Jam zotuar që nëse fitoj çmimin e madh, 40% që i kam caktuar nënës sime, 20% do ia kaloj Eglit për babanë.
Top Channel