Fyente 33-vjeçaren dhe familjarët e saj në TikTok, shpallet në kërkim autori

21/01/2025 11:47

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim pasi fyente në rrjetin social TikTok një 33-vjeçare dhe familjarët e saj.

Sipas policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA