Situata pas armëpushimit në Gaza, Franca: Do të vazhdojmë të luftojmë për lirimin e pengjeve francezo-izraelitë

20/01/2025 09:37

Franca do të vazhdojë të luftojë për të siguruar lirimin e dy shtetasve francezë izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në orën e fundit për lirimin e tyre”, tha Jean-Noel Barrot, ministri i Jashtëm francez. Ai tha se Franca “nuk kishte asnjë lajm për gjendjen e tyre shëndetësore dhe as për kushtet e ndalimit të tyre”.

Hamasi liroi tre pengje izraelite dhe Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë dje – ditën e parë të armëpushimit.

Shtetasit francezo-izraelitë Ofer Kalderon dhe Ohad Yahalomi pritet të jenë në listën e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA