U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Vëllai i 30-vjeçarit për “Shqipëria Live”: Dua ta gjej që ta di ku do të prehet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se sot merr fund edhe koha e Xhorxh Soros teksa inaugurohet Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Duke folur pasi u paraqit në SPAK, ai tha se e majta në 76 vende të botës është ndëshkuar nga qytetarët dhe sipas tij, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri,
“Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump. Miqtë e mi, është radha jonë. Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute. I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha Berisha.
Top Channel