“Gjithë jetën je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve”/ Agravon debati Xumi-Egli: Femër bespreme! Më shkele ndjenjën me këmbë

20/01/2025 15:39

Agravon debati mes Xumit dhe Eglit, pas nominimit të të dyve ‘kokë më kokë’.

Xumi ka quajtur Eglin ‘femër bespreme’, ndërsa e akuzoi se gjithë jetën është mbajtur e këmbalecët e të tjerëve.

Ndërkohë Egli i është përgjigjur duke i thënë se nuk ra pre e lojës së tij dhe se nuk i bëjnë përshtypje emrat. Kjo referuar deklaratës së Xumit, se pasi Egli pa dronët për Gjestin, iu afrua këtij të fundit.

Pjesë nga debati:

Xumi: Je femra më bespreme që ekziston

Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde

Xumi: O femër bespreme

Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde

Xumi: Më ka ruajtur Zoti o femër bespreme

Egli: Me mua as në ferr nuk bëhesh jo më këtu.

Xumi: Normal se skam fansat e tij unë.

Egli: Fansat…kur kam pasur njerëz unë që keni qenë fansa të gjithë juve nga i pari tek i fundit, i kam pasur afër vetes dhe kam thënë ‘ik’. Nuk më bëjnë përshtypje emrat mua.

Xumi: Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve. Dhe gjithë jetës tate je mbajtur e këmbalecët e të tjerëve. Ma hodhe ndjenjën poshtë, po mua më ka ruajtur i madhi Zot. Më ka ruajtur Zoti se kam bërë vetëm mirësi. Ti asnjëherë s’ke pasur fansa. Ka fansa ai (Gjesti). Para 20 ditëve ti nuk dilje kurrë në nominim me mua kokë më kokë. Po e di ça bërë? More ndjenjën time dhe e shkele me këmbë. Ja kush femër bespreme je ti.

Egli: Je i vetmi lojtar që më ka hyrë në diçka personale.

Xumi: Ty të ka lezetuar droni.

Egli: Po, po më ka lezetuar. Javën tjetër do eliminohesh, do dalësh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA