
24/02 12:34
Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Dimanos dhe Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe dhunë mes dy tifozerive, pas përfundimit të ndeshjes 3 me 1 për Dinamon.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që raportohet edhe për një tifoz të lënduar.
Ashtu siç ndodh rëndon në shkallët e stadiumeve, tifozët kanë shkatërruar edhe stolat e stadiumit.
Policia ndërkohë ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium.
Kaosi mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo. Takimi mes Dinamos dhe Elbasanit vlen për javën e 21 të kampionatit.
Top Channel