Marrëveshja Hamas-Izrael/ 3-4 pengje do lirohen në javë, ja kur do të bëhet shkëmbimi i radhës

19/01/2025 19:27

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit ka njoftuar se Hamasi do lirojë 3-4 pengje në javë gjatë fazës së parë të armëpushimit.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në një konferencë për shtyp se në këtë fazë të parë 6-javore të armëpushimit, tre deri në katër pengje të tjera do të lirohen çdo javë.

Ndërkohë që një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve AFP se shkëmbimi i radhës peng-të burgosur do të bëhet ditën e shtunë.

Hagari foli edhe për atë që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur armëpushimi u vonua me rreth dy orë e gjysmë.

“Pasi Hamasi nuk arriti të dorëzojë emrat e tre pengjeve në kohën e rënë dakord, ne goditëm infrastrukturën ushtarake të Hamasit dhe terroristët e armatosur në automjete. Nuk do të tolerojmë devijime nga marrëveshjet, siç e bëmë të qartë këtë mëngjes”, tha zëdhënësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA