Presidenti në ikje, Joe Biden shprehu mirënjohje për administratën e ardhshme për bashkëpunimin që solli arritjen e marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u tha gazetarëve se ishte i kënaqur që ekipi i tij dhe i Presidentit të zgjedhur, Donald Trump u koordinuan në ditët e fundit të presidencës së tij, për të ndihmuar në finalizimin e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.
“Jam shumë i kënaqur që ekipet tona folën me të njëjtin zë në ditët e fundit të negociatave. Ishte e paprecedentë por e nevojshme dhe efektive. Megjithatë suksesi do të kërkojë këmbëngulje dhe mbështetje të vazhdueshme për miqtë tanë në këtë rajon dhe besimin në diplomaci. Tani i takon administratës së ardhshme të ndihmojë në zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.
E diela shënon ditën e fundit të plotë të administratës Biden pasi Trump do të inaugurohet ditën e hënë.
Top Channel