Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas lajmit të lirimit të pengjeve nga Hamasi.
E gjithë bota i ka sytë nga Gaza, ku sot u liruan tre pengjet e para izraelite nga Hamasi , si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Katar.
Së fundmi ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një postim në X.
Ajo tha se ribashkimi i pengjeve me familjet e tyre jep shpresë për hapjen e një kapitulli të ri për Izraelin dhe për popullin palestinez.
Postimi i plotë:
Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Të tjerët duhet të ndjekin.
Ribashkimi i pengjeve me familjet e tyre na mbush zemrat me shpresë.
Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez.
Armëpushimi duhet të zbatohet.
Evropa do ta mbështesë.
Top Channel