
Izraeli rezervon “të drejtën për të rifilluar luftën” kundër Hamasit në çdo kohë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, siç përcaktohet në një marrëveshje armëpushimi që hyn në fuqi nesër, paralajmëroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Siç ju është premtuar, ne kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme, dhe si rezultat, Hamasi mbetet i mundur dhe i izoluar”, tha Netanyahu në fjalimin e tij, duke premtuar kthimin e “të gjithë pengjeve” të mbajtura në Rripin e Gazës.
Netanyahu e përshkroi armëpushimin si “të përkohshëm”, duke theksuar se Izraeli nuk do të tërhiqet derisa “të plotësohen të gjitha objektivat”.
Sakaq ai theksoi se si presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ashtu edhe presidenti Joe Biden kanë deklaruar se Izraeli mund t’i rikthehet luftimeve në Gaza nëse nuk ndodhin fazat e ardhshme të marrëveshjes me Hamasin.
Top Channel