LIVE/ Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur, 8 të shoqëruar. Deputetët goditen me vezë, Lapaj nuk pranohet në protestë, Muçit i zihet rruga. Reagon Rama
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi dhunonte prindërit dhe kërcënoi policët.
Forcat e Posaçme “Shqiponja” me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.
Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.
Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mikel Biba, 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel