Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që duan të votojnë në 11 maj, të mos e lënë pas dore regjistrimin në faqen online të KQZ.
Rama tha se afati për t’u regjistruar është deri në datën 4 mars.
“Zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë prej aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri në katër mars. Ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ www.kqz.gov.al, nuk është e vështirë por do pak durim dhe duhen pak minuta.
Mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi në shqipot se koha fluturon, dhe e përsëris që do të votojnë vetëm ata që do regjistrohen deri në katër mars, që KQZ të nisë fletën e votimit me postë ju ta mbushni dhe ta riktheni. Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj”, u shpreh Rama.
Top Channel