Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon Ilir Beqajn, ish-ministri mbetet në burg
17/01/2025 11:08
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ilir Beqajn.
GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit i cili kërkoi ndryshimin e masës së arrestit me burg në një masë më të butë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kujtojmë se Beqaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe grup kriminal.
Top Channel