Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë/ Pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

17/01/2025 21:41

Jennifer Alcani ishte vetëm 13 vjeçe. Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur.

Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana. Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen.

Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dorë. Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën, e cila përfundoi në parmakun e betonit. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme.

Videoja e postuar në TikTok, sipas Corriere.it tregon momentet e fundit, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum.

Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh. Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë. Në prill ajo do të mbushte 14 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA