David Lynch, një nga regjisorët me ndikim për filmat dhe shfaqjet televizive unike dhe surrealiste, duke përfshirë “Blue Velvet” dhe “Twin Peaks”, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Ky lajm është konfirmuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook , ku familja e tij ka shkruar:
“Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut dhe artistit, David Lynch. Do të vlerësonim pak privatësi në këtë kohë. Ka një vrimë të madhe në botë tani që ai nuk është më me ne. Por, siç do të thoshte dhe ai: ‘Mbaje syrin te petulla dhe jo te vrima’”, shkruhej në njoftimin e bërë nga familja e tij.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Karriera kinematografike e Lynch-it pothuajse 50-vjeçare u dallua nga një seri filmash të veçantë, shumë të stilizuar, që shpesh shfaqin situata surreale, afate kohore të fragmentuara dhe elementë të mbinatyrshëm.
Atij iu dha Luani i Artë për arritje të përjetshme në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2006 dhe një Oscar nderi në 2019 për “një jetë arritje artistike”. Ai ishte gjithashtu katër herë i nominuar për Oscar, duke përfshirë tre herë për regjinë më të mirë për “Elephant Man” të viteve 1980, “Blue Velvet” të 1986 dhe “Mulholland Drive” nga 2001.
Top Channel